Quantcast
Channel: Search Results for “eurokoha bileta”– airkosova.net
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12

Startoi linja e re Prishtinë – Vjenë

$
0
0

Linja e re e aviokompanive “FlyNiki” (Air Berlin) dhe “Eurokoha” u realizua të mërkurën me fluturimin e parë Vjenë – Prishtinë – Vjenë, duke bërë kështu që të thyhet monopoli i fluturimeve që tash dhjetë vjet e ka mbajtur aviokompania “Austrian Airlines”.

Në konferencën për media, që u organizua me këtë rast, ishin prezent Olaf Steinhilb, menaxher i përgjithshëm i “Kosova Airlines” dhe Joachim Trauner, menaxher regjional i “FlyNiki”.

“Fillimisht, gjatë sezonës së verës do të realizohen dy fluturime në javë, të mërkureve dhe të premteve, për të vazhduar në të ardhmen e afërt me tri fluturime në javë”, tha Steinhilb.

Ai tregoi se duke u futur konkurrenca ne këtë linjë edhe çmimet do të ulen. “Duke filluar me çmimin prej 45 euro për një drejtim, ndërsa bileta kthyese do të jetë 249 euro”, u bë e ditur në konferencë.

Ndërsa menaxheri rajonal i “FlyNiki”, Joachim Trauner tha se ndjehej i gëzuar që tashmë aviokompania e tyre në bashkëpunim me “Eurokohën” kanë zgjeruar fluturimet e tyre edhe me linjën e re Vjenë – Prishtinë dhe anasjelltas, duke e rritur kështu numrin e fluturimeve edhe në një kryeqytet tjetër në Ballkan, përveç fluturimeve që realizojnë për në Sofje, Bullgari dhe Bukuresht, Rumani.

Eurokoha/Kosova Airlines është kompania e parë vendore e fluturimeve, e cila operon në shumë destinacione evropiane nga Aeroporti i Prishtinës.

Startoi linja e re Prishtinë – Vjenë (viene)

Është lider në fluturimet nga ANP-ja për në shumë qytete të Gjermanisë, si Düsseldorf, Stuttgart, München, Frankfurt, Hannover, Berlin dhe Hamburg. Poashtu është njëra nga kompanitë udhëheqëse në fluturimet nga ANP-ja për në Zvicër. Nga sot Eurokoha / Kosova Airlines shton edhe fluturimet në Austri me destinacion Vjenën.

“FlyNiki” është aviokompani austriake, e themeluar në nëntor 2010 nga legjenda e Formula 1, Niki Lauda, ndërsa në vitin 2010 bëhet pjesë e “Air Berlin Group”. Gjatë vitit të kaluar me “FlyNiki” kanë udhëtuar mbi 3.4 milionë udhëtarë.

“Air Berlin”, pjesë e së cilës është “FlyNiki”, është kompania e dytë e fluturimeve në Gjermani dhe realizon fluturime në 163 destinacione në 39 shtete të ndryshme. Vetëm vitin e kaluar kjo kompani i ka fituar nëntë shpërblime prestigjioze për shërbime kualitative dhe me të kanë udhëtuar më tepër se 33.6 milionë pasagjerë në tërë botën. kosova airline


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>